Melda Altakhan
24 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
LONDËR (AA) - Mosndjekja nga afër e një prej autorëve të sulmeve terroriste në Bruksel pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga Turqia ka vënë në pah pyetjet lidhur me aftësinë e Evropës në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan se një nga autorët e sulmeve terroriste në Bruksel u deportua nga Turqia dhe vendet evropiane ishin paralajmëruar në lidhje me çëshjten për lidhjen e këtij personi me terrorizmin ka ngjallur jehonë të madhe.
Në lajmet dhe komentet e shtypit anglez teksa është vënë në dilemë aftësia e qeverisë së Belgjikës dhe të forcave të sigusirë në luftën kundër terrorizmit gjithashtu janë kritikuar edhe ekspertët e anti-terrorizmit dhe njësitë e shërbimeve sekrete dhe të policisë.