Bota

Venezuelë, kapen disa ushtarë që bënë thirrje për kryengritje

Ushtria e Venezuelës ka njoftuar se bëhet fjalë për një grup nga garda kombëtare e cila ka plaçkitur armë dhe ka rrëmbyer oficerë

21.01.2019 - Përdıtësım : 21.01.2019
Venezuelë, kapen disa ushtarë që bënë thirrje për kryengritje

Karakas

KARAKAS (AA) - Një grup ushtarësh që kanë bërë thirrje për kryengritje kundër qeverisë në Venezuelë janë arrestuar, njoftoi ushtria e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press (AP), ushtria e Venezuelës ka njoftuar se bëhet fjalë për një grup nga garda kombëtare e cila ka plaçkitur armë dhe ka rrëmbyer oficerë.

Siç thuhet, disa persona kanë vërshuar në rrugë pas shpërndarjes së një sërë videosh në rrjetet sociale të shkrepura nga një grup me uniforma, me ç'rast forcat e sigurisë kanë ndërhyrë ndaj demonstruesve.

Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës në lagjen Cotiza, tre kilometra larg nga pallati presidencial në Karakas.

Në videon e shpërndarë, një person me uniformë dhe i armatosur i cili prezentohet si rreshter Armando Figueroa, thekson se nuk do ta njohin qeverinë e presidentit të vendit Nicolas Maduro.

Ai po ashtu u bën thirrje qytetarëve të Venezuelës dhe ushtarëve ta mbështesin rebelimin e tyre dhe të dalin në rrugë.

"Kërkuat të dalim në rrugë për ta mbrojtur kushtetutën. Ja ku jemi. Kërkuat ta ndezim fitilin, e ndezëm. Kemi nevojë për mbështetjen tuaj", shprehet Figueroa në videon e shpërndarë.

Ndërkaq, qeveria e vendit ende nuk e ka komentuar zhvillimin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın