Vesna Besiç
13 Maj 2017•Përditësim: 14 Maj 2017
KARAKAS (AA) - Në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas ka vazhduar protesta e qytetarëve kundër qeverisë të udhëhequr nga Presidenti Nikolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre me reformat e planifikuara kushtetuese. Gjatë protestës, ka patur një përleshje të vogël mes protestuesve dhe policisë.
Opozita fajëson qeverinë për krizën ekonomike që shkaktoi në vend një mungesë të nevojave themelore, ushqim dhe ilaçe. Po ashtu, opozita pretendon se Gjykata Kushtetuese vepron në interes të qeverisë dhe se vendi po shkon drejt diktaturës.
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme presidenciale.