Büşra Selvi Öğütcen
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
KARAKAS (AA) – Narko-bosi më i kërkuar në Venezuelë Jose Travor Colina, i njohur me njofkën El Picure, është vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Venezuelës njoftuan se El Picure pas kërkimit disavjeçar është gjetur i vrarë në një përleshje të armatosur me policinë e cila dëshironte ta arrestonte.
Ministri dikasterial venezuelas Gustavo Gonzalez Lopez theksoi se El Picure ishte udhëheqës i narko-kartelit famëkeq i cili konsiderohet përgjegjës për shumë vrasje dhe shpesh edhe për konflikte të armatosura me policinë.
Venezuela ndodhet në krye të listës së vendeve me shkallën më të lartë të dhunës dhe krimit. Gjatë tre muajve të parë të këtij viti në Venezuelë janë vrarë 4.700 persona, ndërsa vitin e kaluar janë vrarë 27 mijë e 875 persona.