Şerife Çetin
09 korrik 2019•Përditësim: 10 korrik 2019
Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur "shqetësim të thellë" rreth veprimtarive të Iranit që shkelin marrëveshjen bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt së bashku lëshuan një deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me shkeljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit.
"Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë janë thellësisht të shqetësuar për shkak se Irani po zhvillon aktivitete që nuk përputhen me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit", thuhet në deklaratën e përbashkët të diplomatëve të BE-së.
Në deklaratë vihet në dukje se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar se Irani ka tejkaluar kufirin e sasisë së uraniumit të pasuruar të lejuar sipas marrëveshjes bërthamore ndërsa bëhet thirrje se "Irani duhet të rikthejë të gjitha aktivitetet e tij dhe pa vonuar të përmbushë detyrimet e marrëveshjes bërthamore".
Gjithashtu në deklaratë thuhet se Komisioni i Përbashkët duhet të mblidhet urgjentisht në kuadër të marrëveshjen bërthamore.