Bota

"Shumica e mbulimit mediatik në Britaninë e Madhe për muslimanët është negativ"

Studimi u realizua nga MCB, i cili ka analizuar 11.000 artikuj dhe lajme, në kohën kur shënohet shqyrtim i shtuar i islamofobisë brenda Partisë Konservatore në pushtet, si dhe në mbarë Britaninë e Madhe

Diyar Güldoğan  | 09.07.2019 - Përdıtësım : 10.07.2019
"Shumica e mbulimit mediatik në Britaninë e Madhe për muslimanët është negativ"

Londër

Mbulimi mediatik në Britaninë e Madhe për muslimanët po kontribuon në rritjen e islamofobisë dhe shumica e mediave japin lajme negative për muslimanët, tregon studimi i ri i Këshillit Musliman të Britanisë (MCB), raporton Anadolu Agency (AA).

Studimi u realizua nga MCB, i cili ka analizuar 11.000 artikuj dhe lajme, në kohën kur shënohet shqyrtim i shtuar i islamofobisë brenda Partisë Konservatore në pushtet, si dhe në mbarë Britaninë e Madhe. Analiza gjithashtu shqyrton nëse rritja mbështetet në mbulimin negativ të mediave kryesore.

Studimi tregon se gazeta "Mail on Sunday" kishte mbulimin më negativ për muslimanët që jetojnë në Britani, me 78 për qind të tregimeve të tyre që shfaqin tema negative, që është mbi industrinë veçse të lartë prej 59 për qind. Nga ana tjetër, Guardian, New Statesman dhe The Independent kanë portretizim më pak negativ të muslimanëve.

"Duhet të siguroheni që kur të shkruani një tregim negativ, të jetë e drejtë dhe reflektuese dhe të mos përgjithësojë për të gjithë muslimanët dhe të ushqejë një tregim më të gjerë të ekstremit të djathtë", tha Miqdaad Versi nga MCB, duke shtuar se "përveç kësaj ka një çështje të qëndrimit prapa për të parë të gjitha storjet atje dhe për të parë nëse po i pasqyrojmë të gjitha storjet. A po mbulojmë vetëm muslimanët më të këqinj atje?".

Zëdhënësi i MCB-së tha se nuk po u bën thirrje mediave pritanike që të ndërprejnë së raportuari për muslimanët, por tha se nevojitet të ketë një ndryshim toni në mënyrën se si gazetarët i shkruajnë storjet e tyre.

Për më tepër, Versi tha se më shumë storje pozitive duhet të shkruhet për muslimanët dhe se fokusi nuk duhet të jetë në pakicën e vogël të ekstremistëve.

Studimi gjithashtu zbulon se ka më pak gjasa që televizionet të transmetojnë tema negative për muslimanët se sa gazetat, dhe se televizionet britanike ka më shumë gjasa të transmetojnë storje pozitive për muslimanët britanikë.

Sipas Versit, mediat kanë një tendencë që të gjeneralizojnë muslimanët dhe kjo shkakton ndikim të madh në muslimanët jo vetëm në Britaninë e Madhe po gjithkund në botë.

Zëdhënësi i MCB-së ka ndihmuar në krijimin e qendrës për monitorim të mediave pranë organizatës, pasi Versi ishte në ndër të parët në fushatën për përfaqësim më të mirë të muslimanëve në mediat britanike.

Vargu gjithashtu ka bërë publike shumë storje të rreme dhe të gabuara të gazetave lidhur me muslimanët, duke i detyruar ata të korrigjojnë storjet e tyre dhe të kërkojnë falje publike.

Qendra për monitorimin e mediave do të përpilojë raporte vjetore ku do të analizohet mbulimi i muslimanëve dhe Islamit në media me një ekip me orar të plotë i cili do të punojë në zbulimin e lajmeve negative dhe të njëanshme me qëllim që të mbajë përgjegjëse mediat britanike.

Raporti i parë do të publikohet javën e ardhshme në parlament.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın