Mehmet Yılmaz
12 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
BUDAPEST (AA) - Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Hungari, Ernö Simon tha se janë të shqetësuar për lajmet e publikuara ku thuhet se Hungaria po përdor forcën për rikthimin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Ernö ka theksuar se pas mbylljes së kufirit me Serbinë, Hungaria ka ngirtur qendra pranimi ku kjo proçedurë kryhet në kushte shumë të vështira.
Ernö në fjalën e tij gjithashtu thotë se pas mbylljes së rrugëve të kalimit, refugjatët që prej muajit shkurt vijnë drejt pikave të tranzitit të ngritura në kufirin Hungari Serbi. ''Në 3 muajt e fundit në këto pika kanë aplikuar për azil rreth 5 mijë refugjatë. Ndërsa pjesë e kësaj shifre nuk janë ata të cilët kalojnë telat. Numri i atyre që kanë kaluar telat gjatë kësaj periudhe ka shkuar në 15 mijë.''
Duke theksuar se refugjatët presin me durim dhe përputhje të rregullave të vendosur nga qeveria hungareze, Ernö në vazhdim tha: ''Kapaciteti i pranimit tek pikat tranzit janë shumë të ulta. Në shtatorin e vitit të kaluar kur këto qendra u ngritën, zyrtarët thanë se këto qendra do të pranojnë të paktën 100 persona në ditë, por sot shohim se këto pika pranojnë vetëm 10 - 15 persona në ditë. Në këto pika vijnë më shumë se 100 persona në ditë dhe për këtë arsye vazhdojnë pritjen e tyre pa zgjidhje.''
Ndërkohë duke thënë se refugjatët ndodhen në kushte shumë të vështira dhe se ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë, Ernö në vijim shtoi:
''Refugjatët kanë ngritur kamp me mundësitë e tyre në anën e Serbisë të kufirit. Këtu vijnë shumë familje me fëmijë, dhe të moshuar. Un kam njohur një familje që kishte një foshnjë 6 muajshe. Zakonisht zyrtarët u njohin përparësi familjeve me fëmijë. Ndërkohë ata që vijnë vetëm janë në kushte shumë të vështira. Në këto pika ka njerëz që detyrohen të presin dhe një muaj e gjysmë.''