Turgut Alp Boyraz
09 mars 2016•Përditësim: 09 mars 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez, me pretendim se ka bërë përpjekje për një sulm me thikë, në qytetin Kalkija të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite pretendohet se një plaestinez në pikën e kontrollit ushtarak në jug të Kalkija-s ka bërë përpjekje për një sulm me thikë ndaj ushtarëve. Në deklaratë thuhet se palestinezi në fjalë është vrarë nga ana e ushtarëve, ndërsa nuk ka patur dëm në anën e izraelitëve.
Ky incident ndodhi pasi që policia izraelite kishte njoftuar se në orët e mëngjesit ka vrarë 2 palestinezë për të cilët pretendohet se "kanë qëlluar një izraelit dhe e kanë plagosur rëndë". Kështu që sot numri i të vrarëve palistinezë nga ana e forcave izraelite u rrit në 3.