Bota

Ushtria izraelite arreston dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite përdorën një metodë që e quajnë "treni" për të transportuar një numër të madh palestinezësh në grupe të vetme në qendrat e paraburgimit

Alban Agushi  | 12.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Ushtria izraelite arreston dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor Foto: Nedal Eshtayah/AA

Tiranë

Ushtria izraelite bastisi qytetin Tulkarm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke arrestuar dhjetëra palestinezë pas një shpërthimi të enjten, raporton Anadolu.

Forcat izraelite përdorën një metodë që e quajnë "treni" për të transportuar një numër të madh palestinezësh në grupe të vetme në qendrat e paraburgimit.

Ushtria gjithashtu patrulloi në qytetin Tulkarm duke kontrolluar automjetet që kalonin nga rrugët.

Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës në tetor 2023, të paktën 1.020 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7.000 janë plagosur në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli. Ajo kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.