Ali H. M.Abo Rezeg
21 Nëntor 2018•Përditësim: 21 Nëntor 2018
KUDS (AA) – Ushtria izraelite sot arrestoi deputetin palestinez Ahmed Attoun në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një dëshmitar okular i paidentifikuar për AA tha se ushtria izraelite kishte bastisur shtëpinë e Attoun në Al-Bireh dhe më pas e kishte privuar nga liria.
Gjatë bastisjes, ushtria izraelite konfiskoi telefonat dhe kompjuterët nga shtëpia.
Attoun, në zgjedhjet e fundit parlamentare u zgjodh anëtar i Këshillit Legjislativ të zonës zgjedhore të Kudsit nga Hamasi. Në vitin 2011, Izraeli deportoi Attoun në Ramallah. Në të njëjtën kohë, forcat izraelite kryen bastisje në disa objekte në Bregun Perëndimor dhe arrestuan të paktën nëntë palestinezë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se të dyshuarit akuzohen për përfshirje të supozuar në aktivitetet terroriste.
Sipas institucioneve palestineze, afro 6.500 palestinezë mbahen të arrestuar në burgjet izraelite. Midis tyre janë qindra gra, të mitur dhe dhjetëra politikanë.