Ali Cura
21 Nëntor 2018•Përditësim: 21 Nëntor 2018
MOSKË (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë reagoi ndaj SHBA-ve për vendosjen e disa kompanive ruse dhe të një shtetasi rus në listën e sanksioneve me pretendimin se “kanë ofruar financim për terrorizmin duke themeluar rrjet ilegal të naftës në Siri”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet se Washingtoni po i vazhdon sanksionet duke i rritur ndaj Rusisë.
Duke u shprehur se sanksionet ndaj Rusisë tanimë janë shndërruar në “rutinë”, në deklaratë thuhet se këto vendime për sanksione burojnë nga mosmarrëveshjet e brendshme politike të SHBA-ve.
Duke u theksuar se Washingtoni po përpiqet për ndryshimin e vijës së pavarur të Rusisë në arenën botërore duke bërë presion, në deklaratë thuhet se, “Politikanët amerikanë duhet të fillojnë që të shpëtojnë nga iluzioni për të cilin e kanë bindur veten se ‘Amerika është e plotfuqishme’. Mashtrimi i vetvetes është i rrezikshëm’.
Departamenti Amerikan i Thesarit kishte njoftuar se ka futur në listën e sanksioneve disa persona në mesin e të cilëve ndodhen dy kompani me qendër në Rusi dhe një person, me pretendimin se kanë ofruar financim për terrorizmin duke themeluar rrjetin ilegal të naftës në Siri.