Turgut Alp Boyraz
14 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për marrëdhënie me publikun e ushtrisë izraelite tha se palestinezi me thikë u përpoq të kryejë sulm mbi një grup të ushtarëve izraelitë në Hebron, dhe se ata hapën zjarr dhe vranë "sulmuesin".
Tensionet dhe kriza e sigurisë në Lindjen e Afërt është në rritje që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa deri më tani ushtria izraelite ka vrarë dhjetra palestinez, me arsyetimin se gjoja kanë tentuar me armë të ftohta të sulmojnë.