Ushtria izraelite arreston 44 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
Ushtarët izraelitë hynë në shumë shtëpi në kamp dhe arrestuan 44 palestinezë
Stamboll
Ushtria izraelite, teksa rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës duke shkelur armëpushimin, edhe gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar ajo arrestoi 44 palestinezë, duke i marrë në pyetje në mes të rrugës për orë të tëra, transmeton Anadolu.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA të cilin e bazon në burime sigurie, thuhet se trupat e ushtrisë izraelite bastisën Kampin e Refugjatëve Dhehisheh në jug të Betlehemit.
Ushtarët izraelitë hynë në shumë shtëpi në kamp dhe arrestuan 44 palestinezë. Palestinezët u morën në pyetje në rrugë për orë të tëra dhe më pas u lanë të lirë.
Ushtarët izraelitë patrulluan nëpër rrugët dhe rrugicat e kampit duke demonsturar forcën e tyre dhe duke u përpjekur të ngjallnin frikë tek palestinezët.
Ushtria izraelite gjithashtu bastisi Kampin e Refugjatëve Aida në veri të Betlehemit dhe qytezën Doha në perëndim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
