Bota

Ushtria izraelite arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme

Esat Fırat  | 17.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Ushtria izraelite arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 22 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se 22 palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor me pretendimin se "janë përfshirë në vepra terroriste", pa elaboruar se për çfarë vepra bëhet fjalë.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendrën e arrestit në rajon, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen 5.700 palestinezë, përfshirë 230 fëmijë dhe 500 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur "burgim administrativ".

Përmes "burgimit administrativ", Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në gjashtë muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur "përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın