Bota

Ushtria irakiane planifikon reduktimin e varësisë ndaj SHBA-ve

"Ushtria irakiane për të zgjeruar inventarin e armëve planifikon të drejtohet kah Rusia, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Ajo që synohet këtu është që armatosja mos t'i lihet në monopol të një vendi"

İdris Okuducu  | 08.05.2019 - Përdıtësım : 09.05.2019
Ushtria irakiane planifikon reduktimin e varësisë ndaj SHBA-ve

Bagdad

Ushtria irakiane për t'u shpëtuar nga varësia ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe për të zgjeruar inventarin e armëve, planifikon të marrë armë nga Rusia, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ushtria irakiane për të zgjeruar inventarin e armëve planifikon të drejtohet kah Rusia, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Ajo që synohet këtu është që armatosja mos t'i lihet në monopol të një vendi", tha Muhammed Riza, kreu i Komisionit parlamentar irakian për Siguri dhe Mbrojtje, në deklaratën për gazetën zyrtare të Irakut, Es-Sabah.

Ai theksoi se shumica e armëve në inventarin e ushtrisë janë me origjinë nga SHBA. "Por blerja e armëve të reja nga SHBA-të mund të zgjasë me vite. Nga ana tjetër, SHBA nuk lejon që ekspertët dhe inxhinierët irakian të marrin pjesë veçanërisht në stërvitjet e tankeve", theksoi ai.

SHBA pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, gati gjithë ushtrinë e vendit e pajisi me armët e veta. Përveç armëve amerikane, ushtria irakiane posedon armë edhe nga Rusia dhe Koreja e Jugut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın