Mahmoud Barakat
25 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
BAGDAD (AA) – Ushtria e Irakut njoftoi të martën se ka marrë nga DEASH-i kontrollin e plotë të qytetit Rutba, në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Të hënën një numër i konsiderueshëm i militantëve të DEASH-it ndërmorrën një sulm mbi qytetin Rutba, 310 kilometra nga Ramadi.
Në një deklaratë të transmetuar në televizion, ushtria tha se nuk ka kontroll të plotë mbi qytetin. Kryeministri irakian ka paralajmëruar më herët se DEASH-i mund të nis sulme në zonat qeveritare si kundërpërgjigje për ofensivën e Mosulit.