Esat Fırat,Muhammed Semiz
22 Janar 2019•Përditësim: 22 Janar 2019
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë në Bregun Perendimor të pushtuar shkatërruan dhjetra pemë ulliri në pronësi të palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët kanë shkatërruar dhjetra pemë ulliri në tokat buqësore të palestinezëve në Battir të Betlehemit.
Betlehemi është një qytet në zonën e vetëqeverisjes palestineze me më shumë se 25 mijë banorë.
Zyrtari lokal Teysir Katturs, për AA tha se ushtarët izraelitë me buldozerë kanë hyrë në tokën buqësore të palestinezëve dhe kanë shkatërruar pemët e ullirit.
Ai theksoi se këto ishin toka private bujqësore në pronësi të palestinezëve.