Qays Abu Samra,Safiye Karabacak
03 Janar 2019•Përditësim: 03 Janar 2019
NABLUS (AA) - Ushtarët izraelitë kanë plagosur 2 palestinezë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet e Spitalit Shtetëror Rafidya, në përleshjet e ndodhura mes forcave izraelite dhe palestinezëve janë plagosur me plumba plastike dy palestinezë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ndikuar nga gazi lotsjellës.
Dëshmitarët okullarë theksuan se ka ndodhur përleshje mes ushtarëve izraelitë të cilët kanë ardhur në Nablus për të mbrojtur kolonët hebrenj të cilët ishin mbledhur për një ritual dhe palestinezëve.
Ushtarët izraelitë kanë intervenuar me plumba të vërtetë dhe plastike si dhe gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët janë përgjigjur me gur dhe duke djegur gomat.
Hebrenjtë besojnë se në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor gjendet varri i profetit Jusuf. Ndërsa shumë arkeologë në lidhje me varrin theksojnë se është i vjetër vetëm disa shekuj, ndërsa varri është i një muslimani quajtur Jusuf ed-Duvejkat.