Turgut Alp Boyraz
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite njoftoi se i riu i cili mbrëmë ishte vrarë si pasojë e zjarrit të ushtarëve në Bregun e okupuar Perëndimor është qëlluar "gabimisht", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor i cili është nën okupim "si rezultat i hedhjes së gurëve dhe molotovit nga një grup palestinezësh ndaj një automjeti të izraelitëve, tre izraelitë janë plagosur".
Theksohet se palestinezi i cili humbi jetën dhe katër të plagosurit të tjerë si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelit "nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se janë përpjekur të kalojnë nga vendngjarja në atë moment".