Selçuk Acar
26 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
NJU JORK (AA) - Teksa ka mbërritur në brigjet e Teksasit uragani Harvey i cili pritej në SHBA, njoftohet se presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar "Deklaratën e fatkeqësisë natyrore" për ndihmat federale që do të kryhen në rajon kundër dëmeve që do të shkaktojë uragani, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani Harvey ka nisur të jetë efektiv në rajonet bregdetare të Teksasit. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA duke e cilësuar si stuhinë më të fuqishme që ka goditur vendin në 12 vitet e fundit, ka bërë të ditur se situatën e alarmit në lidhje me Harvey afërsisht brenda 55 orëve nga "kategoria e parë" e ka nxjerrë në "kategorinë e katërt".
Uragani Harvey 3 orë pasi ka mbërritur në brigjet e Teksasit ka ulur shpejtësinë nga 210 km në 200 km, ndërsa qendra ka njoftuar se ka ulur nivelin e alarmit nga "kategoria e katërt" në "kategorinë e tretë".
Gjithashtu Qendra Kombëtare e Uraganeve ka theksuar se uragani i cili ka paralizuar jetën në rajonet bregdetare, me shirat që do të sjellë mund të shkaktojë përmbytje duke lënë në ujë një hapësirë prej 161 km drejt pjesës së brendshme të rajonit.
Për shkak të uraganit janë mbyllur portet Corpus Christie, Houston dhe Galveston si dhe më shumë se 110 mijë abonentë kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndër të tjera theksohet se uragani mund të dëmtojë rafineritë e naftës të cilat ndodhen në rajonin ku janë të pranishme edhe fabrikat kimike, ku dhe ditën e premte njoftohet se çmimet e benzinës me arritjen e uraganit në SHBA arritën nivelin më të lartë të tre javëve.
Harvey është uragani i parë në "kategorinë e katërt" që godet Teksasin që nga viti 1961 e deri tani, ndërsa Katrina i cili ka shkaktuar dëmin më të madh në SHBA në vitin 2005 ka qenë efektiv në "kategorinë e tretë"