Gorana Jakovljevic
04 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Autoritetet ukrainase të enjten morën masa për të mbrojtur objektet e artit dhe skulpturat historike në qytetin Lviv, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që intensiteti i sulmeve të Rusisë në Ukrainë po rritet çdo ditë e më shumë, autoritetet e qytetit Lviv kanë marrë masa për të mbrojtur skulpturat historike nga sulmet e mundshme.
Skulpturat në këtë qytet janë të mbështjella me materiale mbrojtëse.