Ruslan Rehimov
17 mars 2022•Përditësim: 18 mars 2022
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se në luftën në Ukrainë janë vrarë rreth 14 mijë ushtarë rusë, si dhe janë shkatërruar 86 avionë, 108 helikopterë dhe 444 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm publikoi të dhëna për humbjet e ushtrisë ruse në periudhën nga 24 shkurt deri më 17 mars.
Theksohet se 14 mijë ushtarë të ushtrisë ruse që sulmuan Ukrainën kanë humbur jetën, si dhe u shkatërruan 86 avionë, 108 helikopterë dhe 444 tanke.
Gjithashtu u njoftua se u shkatërruan 1.435 automjete të blinduara, 201 topa, 72 sisteme raketore dhe 43 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkisnin rusëve.