ADAM ABU BASHAL
Nigeria, vendi me ekonominë më të madhe në kontinentin afrikan, është duke luftuar me problemet ekonomike dhe problemet në rritje të sigurisë në vitet e fundit.
Derisa në Nigeri problemet në rritje të sigurisë ndikojnë në jetën e miliona njerëzve në vitet e fundit, qeveria nuk mund të gjejë një zgjidhje për sulmet e organizatave terroriste dhe bandave të armatosura ndaj civilëve, rrëmbimet për shpërblim dhe sulmet nëpër shkolla.
Organizatat terroriste Boko Haram dhe bandat e armatosura ISWAP në veri të vendit si dhe rrëmbyesit dhe organizatat separatiste në jug të vendit rrisin problemin e sigurisë.
Edhe pse Nigeria ka burime të pasura nëntokësore si nafta dhe gazi natyror, një pjesë e madhe e popullsisë jeton në varfëri sepse të ardhurat nga këto burime nuk mund të investohen.
Pavarësisht se është e pasur me naftë, Nigeria importuese e karburantit ka vuajtur nga mungesa e karburantit që nga muaji i kaluar.
Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në vend përkeqësuan gjithashtu ekonominë.
Politikat e gabuara ekonomike, mangësitë në infrastrukturë, investimet e pamjaftueshme në industri dhe pamjaftueshmëria në arsim dhe shëndetësi pengojnë investimet dhe bëjnë që të ardhurat e vendit të shkojnë jashtë vendit.
- Ka mungesë karburanti pavarësisht se vendi është i pasur me naftë
Nigeria, e cila është ndër vendet me rezervat më të mëdha të naftës në botë, shpesh ballafaqohet me mungesë benzine për shkak të mungesës së burimeve.
Nigeria, e cila shet dhe më pas importon naftë bruto, së fundmi importoi naftë jashtëzakonisht me cilësi të ulët nga Belgjika.
Për shkak të mungesës së benzinës, në pikat e karburanteve janë krijuar radhë të gjata prej 1.5 muajsh në vend.
Për shkak të mungesës së karburantit të aviacionit, çmimet e biletave vendase u rritën me rreth 95 për qind dhe disa fluturime janë anuluar.
Ndërprerja e energjisë elektrike në tre ditët e fundit ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.
Shumica e qytetarëve, të cilët mund të furnizohen mesatarisht me 4 orë energji në vend, plotësojnë nevojat e tyre për energji përmes gjeneratorëve.
Gjeneratorët nuk mund të funksionojnë në shumë vende për shkak të mungesës së karburantit.
- Problemi më i madh i vendit është siguria
Problemi i sigurisë në vend po rritet dita ditës për shkak të sulmeve të organizatave terroriste Boko Haram dhe ISWAP, veprimeve të bandave të armatosura, grupeve etnike, rrëmbyesve, organizatave separatiste dhe konflikteve mes fermerëve.
Organizatat terroriste që kanë ekzistuar në verilindje të vendit që nga fillimi i viteve 2000 vazhdojnë luftën. Anëtarët e bandave të armatosura që u shfaqën në rajonet veriperëndimore në vitin 2017 përkeqësuan situatën e sigurisë.
Në Nigeri, ku sulmet e armatosura kryhen pothuajse çdo ditë, të paktën 400 persona kanë humbur jetën që nga janari.
Për shkak të problemeve të sigurisë në vend, më shumë se 130 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të emigronin.
Më shumë se 10 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë.
- Më shumë se 15 milionë dollarë u pagua për të rrëmbyerit në 5 vitet e fundit në vend
Megjithëse dënimi për rrëmbimin për shpërblim në shumë shtete nigeriane është vdekja, këto krime nuk mund të parandalohen.
Në vend, klerikë, punëtorë të huaj, njerëz të biznesit, studentë dhe politikanë rrëmbehen dhe kërkohet shpërblim për lirimin e tyre.
Numri më i madh i rrëmbimeve për shpërblim në vend ka ndodhur në shtetet jugore si Bayelsa, Delta dhe Rivers, me më shumë se 15 milionë dollarë të paguara në vitet 2017-2021.
Sipas raportit të vitit 2017 të Constellis, një kompani sigurie me bazë në SHBA që operon në 40 vende, Nigeria renditet e dyta në botë pas Libisë sa i përket rrëmbimeve.
- Nuk ka politikë ekonomike afatgjate
Eksperti i ekonomisë, Shuaibu Idris në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se për ekonominë e Nigerisë duhet ndjekur një politikë ekonomike korrekte për stabilitetin e qëndrueshëm ekonomik të një vendi.
Duke theksuar se qeveria mori vendime të gabuara në menaxhimin ekonomik të vendit, Idris tha: "Ne jemi përballur me vështirësi ekonomike sot, pasi politika ekonomike afatgjatë nuk zbatohet në Nigeri".
Ai tha se megjithëse vendi ka tokë të pasur bujqësore, ekonomia bazohet vetëm në naftë dhe ka probleme sepse nuk përpunohet mirë.
"Nigeria ka një tokë shumë të mirë për prodhimet bujqësore. Nëse toka në pronësi të vendit përdoret mirë, ajo mund të eksportojë ushqime në të gjithë Afrikën", tha Idris.
Sipas tij, për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë, ose do të përballet me krizë ushqimore.