Ruslan Rehimov
18 Prill 2022•Përditësim: 19 Prill 2022
Rreth 20.600 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, theksoi sot ushtria ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore pa pilot, 790 tanke, 2.041 automjete të blinduara dhe 381 sisteme artilerie, sipas përditësimit të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Rreth 130 sisteme të shumëfishta raketahedhëse ruse, 1.487 automjete, 76 tanke karburanti, 67 sisteme kundërajrore dhe shtatë varka janë shkatërruar gjithashtu, shtoi ushtria ukrainase.
Së paktën 1.982 civilë janë vrarë dhe 2.651 janë plagosur në Ukrainë deri më tani në luftë, sipas vlerësimeve të OKB-së, kurse shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 4,8 milionë ukrainas janë arratisur në vende të tjera, ndërsa mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.