Talha Yavuz
24 shkurt 2022•Përditësim: 24 shkurt 2022
Ukraina ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet civile, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Shtetëror i Trafikut Ajror i Ukrainës njoftoi se për shkak të rrezikut të lartë nga ora 02:45 sipas kohës lokale është mbyllur hapësira ajrore për avionët civilë.
Edhe Rusia më parë kishte njoftuar se ka mbyllur për fluturimet civile hapësirën ajrore në kufirin e saj perëndimor me Ukrainën dhe Bjellorusinë.
Mëngjesin e sotëm, presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi një operacion special ushtarak në rajonin Donbas pas disa javë grumbullimi të trupave ruse në kufijtë e Ukrainës.