Ekip
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Zjarri përfshiu sot kampusin e njërit prej universiteteve më të mira afrikane në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Zjarrfikësit janë në terren. Të gjithë po bëjnë më të mirën. Zjarri është i fortë dhe shtrihet nga ana e djathtë e ndërtesës", njoftoi Universiteti Makerere në një deklaratë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
"Një mëngjes i errët për Universitetin Makerere. Ndërtesa jonë kryesore e administratës ka marrë flakë dhe dëmet janë të paimagjinueshme. Por, ne jemi të vendosur ta kthejmë ndërtesën në gjendjen e saj historike sa më shpejtë të jetë e mundur", tha zëvendës kancelari, Barnabas Nawangwe.