Bota

Udhëheqësja e Hong Kongut kërkoi "ndjesë të sinqertë"

Lam, e cila drejton Këshillin legjislativ prej 70 anëtarësh, tha se ajo duhet të bëjë më shumë "të lidhë njerëzit", veçanërisht të rinjtë

Riyaz ul Khaliq  | 18.06.2019 - Përdıtësım : 19.06.2019
Udhëheqësja e Hong Kongut kërkoi "ndjesë të sinqertë"

Ankara

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam sot pranoi se reagimi i qeverisë së saj ndaj protestave kundër amendamentit nuk ishte i përshtatshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kam reflektuar thellë mbi çështjen dhe unë duhet të tregoj shumë përgjegjësi. Unë ofroj faljen time më të sinqertë", tha Carrie Lam që është pro-Pekinit në një konferencë për media të transmetuar nga TRT World.

Lam, e cila drejton Këshillin legjislativ prej 70 anëtarësh, tha se ajo duhet të bëjë më shumë "të lidhë njerëzit", veçanërisht të rinjtë.

"Unë e kuptoj se më duhet të bëj më shumë për t'i lidhur njerëzit edhe pse kurrë nuk kam kursyer ndonjë përpjekje për t'i shërbyer publikut", tha ajo.

Qeveria e saj reagoi me një dorë të ashpër ndaj protestave publike të cilat shpërthyen kundër amendamentit të propozuar për një ligj që do të lejonte transferimin e të burgosurve nga Hong Kongu në Kinë.

Megjithatë, ajo tha se amandamenti i planifikuar për ekstradim nuk do të hidhet poshtë.

Lam tha se ishte e pikëlluar kur mësoi se disa gazetarë dhe protestues u plagosën në përleshje. "Shpresoj se ata të rikuperohen së shpejti".

Hong Kongu është një rajon autonom në Kinë që teknikisht kujdeset për politikat e jashtme dhe të mbrojtjes që nga viti 1997.

Sipas organizatorëve, ligji i propozuar nxorri "dy milionë njerëz" në rrugët e Hong Kongut duke thënë se kjo do të dëmtojë lirinë, pasi njerëzit "do të arrestohen me lehtësi dhe do të dërgohen në Kinë për ndjekje penale".

"Hong Kongu është shtëpia jonë ... vetëm duke ecur së bashku, duke qëndruar afër së bashku dë të sjellim shpresë në shtëpinë tonë", tha Lam.

Duke folur për AA nga Hong Kongu, udhëheqësi i Grupit të Avokatëve Progresivë, Angeline Chan tha se Lam nuk ka vepruar në pesë kërkesat popullore që dolën gjatë protestave.

"Tani ka më shumë zemërim pasi në asnjërën nga pesë kërkesat nuk është vepruar", tha Chan.

Ajo tha se njerëzit po kërkojnë që qeveria Lam të heqë amendamentet e urdhëresës për ekstradim, të mos bëjë akuza kundër protestuesve, të tërheqë përshkrimin e saj të protestave si trazira, të hetojë përdorimin e forcës së tepruar nga policia e Hong Kongut dhe Lam vetë të tërhiqet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın