Bota

Udhëheqësit e Hong Kongut nuk përjashtojnë ndërhyrjen e Kinës

Administrata lokale e qytetit të përshirë në protesta thotë se "nëse situata përkeqësohet aq shumë atëherë asnjë mundësi nuk mund të përjashtohet"

Riyaz ul Khaliq  | 08.10.2019 - Përdıtësım : 09.10.2019
Udhëheqësit e Hong Kongut nuk përjashtojnë ndërhyrjen e Kinës

Ankara

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se ajo nuk ka "përjashtuar" mundësinë e ndërhyrjes së Qeverisë Kineze për të zgjidhur problemin e protestave të vazhdueshme "nëse situata përkeqësohet shumë", raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejtë nga zyra e saj nga Channel News Asia, Lam theksoi se administrata e saj nuk ka plan të aktivizojë forcat e emergjencës duke potencuar: "Unë ende ndjej thellësisht se ne duhet të gjejmë vet një zgjidhje".

"Ky po ashtu është edhe qëndrimi i qeverisë qendrore, se Hong Kongu duhet vetë të zgjidhë problemet. Por nëse situat përkeqësohet aq shumë, asnjë mundësi nuk mund të përjashtohet, nëse duam që Hong Kongu të paktën të ketë një shans tjetër", tha ajo.

Ajo gjithashtu komentoi edhe ndalesën e fundit për përdorimin e maskave, duke shtuar se kjo ishte "efikase" dhe se ishte "shumë herët" për të hedhur dyshime për ligjin e epokës koloniale.

Megjithëse pranoi se do të ketë "disa komplikime dhe keqkuptime" duke zbatuar legjislacionin e ri, Lam tha se qeveria e saj do të marrin masa të menjëhershme "për parashikimin e disa mbrojtjeve legjitime dhe përjashtime për disa kategori njerëzish".

"Kur kërkova ligjin për ndalesën e maskës të premten, unë thash se kjo bëhet për të paktën dy qëllime, e para për të ndihmuar policinë për identifikimin e individëve për zbatimin e ligjit dhe e dyta, që mendoj se është më rëndësishme, është efekti i saj parandalues", theskoi Lam.

Hong Kongu është një rajon autonom i Kinës që nga viti 1998, e cila është përfshirë nga protestat që nga fillimi i qershorit, kundër lëvizjes së administratës së Lam për të legalizuar ekstradimin në Kinë.

Megjithëse projektligji u tërhoq zyrtarisht, protesta kanë vazhduar pandërprerë.

Lam javën e kaluar, për herë të parë pas 50 vitesh, vendosi ndalesë për përdorimin e maskës, me qëllim të frenimit të protestave të vazhdueshme në rajon.

Kina ka një garnizon në Hong Kong ku janë vendosur trupat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA). Dhe në rast nevoje, sipas ligjit të Hong Kongut, administrata lokale mund të kërkojë nga Kina përdorimin e PLA-së për zbatimin ligjit.

Që nga e shtuna kur hyri në fuqi ligji për ndalesën e maskës, së paku 16 persona janë ndaluar për shkeljen e ndalesës, raportoi e përditshmja "South China Morning Post".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.