Büşra Selvi Öğütcen
14 gusht 2021•Përditësim: 15 gusht 2021
Një tërmet me magnitudë 7,2 ballë ka ndodhur në brigjet e Haitit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7,2 ballë ishte 12 kilometra në verilindje të komunës Saint-Jean-du-Sud, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Pas tërmetit të ndjerë në Port-au-Prince, kryeqytetin e Haitit, njerëzit dolën në rrugë në panik.
Autoritetet nuk lëshuan paralajmërim për cunami.