Ekip
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
LES CAYES (AA) - Qytetarët e Haitit të cilët i mbijetuan stuhisë Matthew ndodhen përballë epidemisë së kolerës, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se deri më tani ka patur të paktën 200 raste me epidemi të kolerës. OBSH ka deklaruar gjithashtu se ka dërguar në zonë 1 milion vaksina të kolerës.
Ndërsa Shefi i Urgjencës së Pediatrisë në Haiti, Unni Krishnan, ka thënë se në rast se nuk merren masat brenda një kohe të shkurtër do të kemi të bëjmë me një situatë të dalë jashtë kontrollit.