Amina Zorniç
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
PORT-AU-PRINCE (AA) - Disa persona kanë vdekur nga kolera në Haiti pasi uragani Mattew në atë ishull të Karaibeve mori jetën e rreth 900 personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës britanike "The Guardian", Departamenti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rajonin Pan Amerikan (PAHO) doli me një kumtesë në të cilën thekson se përmbytjet e mëdha në Haiti ndikojnë në ndotjen e ujit dhe dëmtimin e rrjetit të kanalizimit dhe infrastrukturës.
"Presim më shumë raste të kolerës pas uraganit deri në fillim të vitit 2017", thekson PAHO duke mos saktësuar numrin aktual të të vdekurve të shkaktuar nga kolera.