Recep Şakar
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
MELBOURNE (AA) – Ndonëse ndihma është dorëzuar për më shumë se 47.000 persona të cilët kanë qenë të dëmtuar nga uragani Winston i cili goditi Fixhin para disa javëve, mijëra persona ende nuk kanë kulm mbi kokë, raporton Anadolu Agency (AA).
Felipe Nainoca, nga Kryqi i Kuq i Fixhit, për Radioservisin e Fixhit (FBC) tha se ndihma është dorëzuar për së paku 47.000 persona, ndërsa mijëra personave ende u nevojitet ndihmë.
Nainoca tha se ndonëse kanë kaluar gjashtë javë qëkur uragani goditi Fixhin, për shkak të mungesës së mjeteve financiare mijëra persona edhe janë pa shtëpi.
Ai shtoi se është realizuar vetëm 22 përqind e ndihmës së fushatës ndërkombëtare të filluar më 1 mars, ndërsa qëllimi është sigurimi i shtatë milionë dollarëve ndihmë.
Siç theksojnë mediat lokale, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në Fixhi, është shfaqur tifoja. Nainoca theksoi se rreth 100.000 njerëz nuk kanë qasje te uji i pijshëm.