Enes Duran
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
PEDERNALES (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme i Ekuadorit, Jose Serrano, në lidhje me tërmetet që e goditën vendin, ka shprehur vlerësimet dhe falënderimet e tij për Turqinë për ndihmën e ofruar, raporton Anadolu Agency (AA).
Si rezultat i tërmeteve në brigjet veriperëndimore të Ekuadorit, u shkaktuan dëme të mëdha materiale në qytetet Manta, Portoviejo dhe Padernales në provincën Manabi. Banorët me të ardhura të ulta, janë në pritje të ndihmave nga bota.
Kombet e Bashkuara, Kryqi i Kuq dhe organizatat tjera nga shtetet tjera që duan t’ua zgjasin dorën të dëmtuarve, po i shpërndajnë ndihmat e tyre përmes qendrave koordinuese të katastrofave, të cilat janë themeluar në qytetet e prekura. Në ndarjen e ndihmave në ndihmë kanë dalë edhe policia dhe njësitet ushtarake të Ekuadorit.
Serrano, i cili tregoi se po qëndron në Padernales që nga dita e parë, tha se si pasojë e kësaj katastrofe 6 qytete janë dëmtuar jashtë mase dhe se vetëm në Padernales 166 persona kanë humbur jetën.