Erkan Avci
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Shtëpia e Bardhë njoftoi se në rast se ushtarët plotësues të cilët do të shkojnë në Siri në kuadër të luftës kundër DAESH-it, do të japin rezultatin e duhur, Presidenti Obama do të marrë një vendim rreth kërkesës për dërgimin e ushtarëve plotësues në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në konferencën për mediat iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin e qeverisë amerikane për dërgimin e 250 ushtarëve plotësues në Siri.
Earnest theksoi se dërgimi i më shumë ushtarëve në Siri në kuadër të luftës me organizatën terroriste varet nga rezultatet që do të kenë 250 ushtarët amerikanë, mes të cilëve gjenden edhe njësitë e forcave speciale.
"Nëse merren rezultate pozitive nga ushtarët plotësues, atëherë kjo (dërgimi i ushtarëve të tjerë), do të jetë diçka që do ta vlerësojë Presidenti Obama", tha ai.