Recep Şakar
19 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
MELBOURN (AA) - Australia do të dhurojë 2.5 milion dollarë ndihma emergjente humanitare për popullatën e Haitit, që u godit nga Uragani Matthew, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Julie Bishop, kujtoi se qindra njerëz kanë humbur jetën, mijëra shtëpi janë shkatërruar, është paraqitur rreziku nga epidemia e kolerës, dhe më shumë se 1.4 milionë banorë të Haitit kanë nevojë për ndihmë.
Bishop shtoi se 1.5 milion dollarë përmes UNICEF-it do ti dërgohen popullatës në luftën kundër kolerës, dhe sëmundjeve tjera të shkaktuara nga dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit.