Emre Aytekin
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
SAN FRANCISCO (AA) – Twitter, rrjeti social i internetit për mikro- blogging, ka vendosur që të rrisë limitin e mesazhit të shenjave (tweet) nga 140 në 280, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi kompania, ata të cilët përdorin platformën në 35 gjuhë mund të përdorin dyfish më shumë mesazhe.
Menaxherja e Twitter-it, Aliza Rosen rikujtoi se në shtator filluan testimin e opsionit të tweet-it më të gjerë.
Derisa disa përdorues konisderojnë se ndryshimi do të shkatërrojë atë që Twitter-in e bën Twitter, të tjerët kanë gjetur mënyrë argëtuese për situatën e sapokrijuar.
“Dhe nipërit e mi, kështu filloi lufta e tretë botërore”, shkroi njëri nga përdoruesit.
“Vërtetë mendoni se amerikanët mund të durojnë kufirin prej 280 shenjave? Nuk vijmë këtu të lexojmë kolumna”, shkroi një përdorues tjetër.
Paratestimet treguan se vetëm një për qind e përdoruesve ka shfrytëzuar kapacitetin prej 280 shenjave, dy për qind kanë pasur mesazhe më të gjata se 190 shenja, ndërsa rreth pesë për qind kaluan pragun prej 140 shenjave.
Ndryshimi nuk do të ndërlidhet me gjuhën e Lindjes së largët, sikur japonishtja, gjuha koreane dhe kineze.