Seyit Ahmet Aytaç
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
ANKARA (AA) - Rrjeti social Twitter ka ripërpunuar programin e tij i cili mundëson realizimin e anketave, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vitit 2015,Twitter lançoi pakon për përdoruesit që iu mundëson atyre të krijojnë, por edhe të marrin pjesë në anketa të ndryshme, mirëpo ato kanë zgjatur vetëm 24 orë pa pasur mundësi të vazhdimit ose shkurtim të kohëzgjatjes.
Me ndryshimet e reja, përdoruesit e rrjetit social Twitter do të mund të krijojnë anketa në kohëzgjatje prej vetëm pesë minutave ndërsa do të mund të vazhdojnë edhe kohëzgjatjen në një javë maksimum.
Nga fillimi i aplikimit të anketës në Twitter të njëjtën e kanë përdorur rreth një miliard e 700 milionë përdorues.