Elvir Hociç
19 Janar 2016•Përditësim: 19 Janar 2016
SARAJEVË (AA) - Rrjeti social Twitter mëngjesin e sotëm nuk ishte në dispozicion për përdoruesit nga mbarë bota për shkak të problemeve teknike, raporton Anadolu Agency (AA).
Qasja në këtë rrjet social ka qenë e pamundur në mëngjes në ora 9:20 sipas kohës së Evropës Qendrore, ndërsa përdoruesit në faqe kanë qenë të informuar se ka patur "gabim teknik" dhe se ekipet mbështetëse janë duke punuar për të zgjidhur problemin.
Platforma e Twitter-it në internet dhe pajisjet celulare prej dje ka patur probleme të caktuara kurse ekipet teknike janë duke punuar në përditësimin prej katër nga pesë aplikacionet qasëse API.
"Përdoruesit kanë probleme në qasjen në Twitter dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ne jemi duke punuar për të zgjidhur problemin", thuhet në njoftimin e kompanisë.