Adam Abu Bashal
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Në sulmin e armatosur të realizuar në pjesën qendrore të Nigerisë në Afrikë, 11 persona humbën jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave lokale, në sulmin e realizuar në fshatin Riyom të provincës Plateau, 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i Policisë, Tyopev Terna, njoftoi se banorët të cilët ishin kthyer nga tregu u sulmuan nga persona të paidentifikuar dhe se kanë filluar hetimet lidhur me ngjarjen. Pretendohet se sulmuesit mbanin uniforma të ushtarëve.
Rajoni nganjëherë po bëhet skenë e përleshjeve mes fermerëve dhe barinjve. Së fundi në sulmin e realizuar gjatë javës së kaluar në provincën Plateau 29 persona humbën jetën.