Şerife Çetin,Zuhal Demirci
10 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi se Turqia e cila ka mirëpritur procesin e normalizimit mes vendeve, mbështet unitetin, prosperitetin dhe sigurinë në vendet e Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe homologu i tij nga Omani, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamoud al Busaidi, pas takimit zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.
Ai tha se ftesën e presidenti të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do t'ia përcjellë Sulltanit të Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, duke treguar se me homologun e tij kanë zhvilluar një bisedë efıkase dhe të hapur.
"Kemi rënë dakord të zhvillojmë marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe tregtare", u shpreh Çavuşoğlu.
Kryediplomati turk deklaroi se me homologun e tij gjithashtu kanë trajtuar edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ai theksoi se Turqia mirëpret "politikën e jashtme të pavarur dhe të paanshëm" të Omanit dhe se administrata e Muskatit është zëri i arsyes në rajon.
Çavuşoğlu tregoi se kanë vlerësuar edhe zhvillimet pas Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), duke shtuar se Turqia është partneri strategjik i GCC-së.
"Turqia e cila ka mirëpritur procesin e normalizimit mes vendeve, mbështet unitetin, prosperitetin dhe sigurinë në vendet e Gjirit", tha ai duke u shprehur se është i kënaqur se Omani dhe Turqia kanë mendime të ngjashme lidhur me çështjet e Palestinës, Sirisë dhe Libisë.