Cankut Taşdan
09 Nëntor 2017•Përditësim: 10 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Gjatë operacionit kundër organizatës terroriste DEASH të kryer në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, janë arrestuar 101 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA-së, operacioni në të cilin kanë marrë pjesë 1.500 policë, është kryer në koordinim me ekipet për luftë kundër terrorizmit dhe shërbimeve të inteligjencës.
Bastisjet janë kryer në 250 adresa, ndërsa me këtë rast është konfiskuar sasi e madhe e dokumenteve dhe materialit digjital.