Selman Tür
31 Gusht 2018•Përditësim: 01 Shtator 2018
BATMAN (AA) – Të paktën dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë ranë dëshmorë në operacionin anti-terrorist në Kozluk, pranë qytetit Batman në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që disponon gazetari i AA-së, forcat e sigurisë kanë konstatuar lëvize të terroristëve në lokacionin Kumlupinar, pas së cilës ka filluar operacioni.
Terroristët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë dhe plagosën rëndë dy ushtarët turq. Ata urgjentisht u transportuan në spitalin në Kozluk, por edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve ata iu nënshtruan plagëve.
Gjithashtu është neutralizuar dhe një terrorist i PKK-së, ndërsa operacioni në këtë rajon vijon ende.