Hüsnü Aydın,Nurten Aslan
09 Qershor 2017•Përditësim: 10 Qershor 2017
BATMAN (AA) - Në një sulm terrorist nga pjesëtarë të organizatës terroriste PKK që ka pasur për shënjestër kryetarin e bashkisë Kozluk pranë qytetit Batman në Turqi, Veysi Işık, jetën ka humbur një mësuese 22 vjeçare e cila në ato çaste është gjendur në vendin e ngjarjes raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ka ndodhur në qendër të rajonit Kozluk, kur terroristë të PKK-së kanë hapur zjarr ndaj makinës së Veysi Işık, teksa ai vetë nuk ka qenë i pranishëm në të.
Nga breshëria e plumbave është qëlluar makina në të cilën është gjendur një arsimtare 22 vjeçare e muzikës, e cila edhe përkundër intervenimeve në spital, nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të rënda.
Ndërkaq, Veysi Işık për AA ka konfirmuar se sulmi është kryer nga pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, duke shtuar se sul ka ndodhur 20 metra në afërsi të shtëpisë së tij.