Adem Şalvarcıoğlu
31 Gusht 2018•Përditësim: 01 Shtator 2018
PHNOM PENH (AA) - Producenti australian i filmit, James Ricketson, i cili u arrestua në korrik të këtij viti për shfrytëzim të dronit në një tubim të partisë opozitare në Kamboxhia, u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me 6 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në Phnom Penh shpalli fajtor producentin filmik, australianin James Ricketson për mbledhje të informatave të cilat janë konfidenciale nga aspekti i sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, duke e dënuar me 6 vite burg.
Ricketson në procesin gjyqësor po ashtu u akuzua se ka bashkëpunuar me partinë opozitare apo ndonjë forcë të jashtme, e cila sipas ligjeve të vendit, nga aspekti i sigurisë kombëtare llogaritet sikur vepër penale e spiunazhit.
Ricketson u arrestua më 3 qershor të këtij viti, pasi ka përdorur dron pa leje, dhe ka shkelur ligjet e migracionit dhe sigurisë kombëtare në vend.
Producenti australian njihet si autor i filmave të Partisë Kamboxhiane të Shpëtimit Kombëtar (CNRP).