Bota

Punonjësi i zyrës së shtypit të qeverisë gjermane hetohet për spiunazh për Egjiptin

BfV tha se shërbimet e inteligjencës së huaj dhe vendase të Egjiptit janë aktive në Gjermani, kryesisht në përpjekjet për të siguruar informacione për kundërshtarët e qeverisë që jetojnë atje

Ekip  | 10.07.2020 - Përdıtësım : 11.07.2020
Punonjësi i zyrës së shtypit të qeverisë gjermane hetohet për spiunazh për Egjiptin

Berlin

Autoritetet gjermane po hetojnë dyshimet se një punonjës i Zyrës së shtypit të qeverisë ka punuar me vite për shërbimin e inteligjencës egjiptiane, njofton Agjencia e inteligjencës në Gjermani (BfV), transmeton Anadolu Agency (AA).

BfV në raportin e saj vjetor, të publikuar të enjten, theksoi se "masa ekzekutive" ishin kryer kundër personit në fjalë në dhjetor me urdhër të prokurorëve federal. Agjencia nuk dha detaje të tjera, por tha se hetimet vazhdojnë.

Zyra e shtypit e qeverisë nuk pranoi të komentojë rreth çështjes, njoftoi agjencia e lajmeve DPA. Zyra drejtohet nga zëdhënësi kryesor i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert dhe nuk është vendosur në zyrë por në një seli të veçantë rreth një kilometër larg.

Deri në vitin e kaluar, ajo kishte rreth 476 të punësuar - 418 prej tyre në Berlin dhe pjesa tjetër në ish-kryeqytetin gjerman, Bon.

BfV tha se shërbimet e inteligjencës së huaj dhe vendase të Egjiptit janë aktive në Gjermani, kryesisht në përpjekjet për të siguruar informacione për kundërshtarët e qeverisë që jetojnë atje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın