Serdar Açıl
25 Shkurt 2016•Përditësim: 26 Shkurt 2016
ANKARA (AA) – Në kuadër të aksionit antiterrorist pjesëtarët e forcave turke të sigurisë të drejtuara kundër operacioneve terroriste të PKK-së në Idlib, në juglindje të Turqisë, janë vrarë 20 terroristë, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë mënyrë numri i terroristëve të vrarë në aksionet e filluara më 18 shkurt të këtij viti, është rritur në 47.
Gjatë aksionit është konfiskuar një sasi e madhe e armëve të zjarrit, mjeteve shpërthyese, municionit dhe pajisjeve të tjera.