Bota

Trump: Pushtimi i Iranit do të ishte "vendim shumë i lehtë"

"Ne deri tani jemi ushtria më e fortë në botë," u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ku po fliste në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin australian Morrison

Michael Hernandez   | 21.09.2019
Trump: Pushtimi i Iranit do të ishte "vendim shumë i lehtë"

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se pushtimi i Iranit do të ishte një "vendim shumë i lehtë", në kohën kur tensionet rajonale mbeten të larta pas sulmeve ndaj fabrikave kryesore saudite të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ne deri tani jemi ushtria më e fortë në botë," u tha Trump të premten gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ku po fliste në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin australian Scott Morrison.

"Të shkosh në Iran do të ishte një vendim shumë i lehtë, siç thashë më parë . Do të ishte shumë e lehtë, gjëja më e lehtë", tha Trump.

Ai megjithatë tha se nuk ka angazhuar forcat e SHBA-ve në mision sepse është "duke treguar vetëpërmbajtje të madhe".

"Shumë njerëz e respektojnë atë. Disa jo. Disa njerëz thonë 'ju duhet të hyni menjëherë'. Dhe, njerëzit tjerë janë aq të entuziazmuar nga ajo që unë jam duke bërë. Unë nuk e bëj atë për askënd. E bëj atë që është më mirë për SHBA-të, çfarë është e mirë për aleatët tanë, dhe po funksionon me të vërtetë shumë mirë", tha ai.

Komentet pasojnë njoftimin e SHBA-ve se sanksionon bankën qendrore të Iranit, si dhe fondin e tij të pasurisë sovrane në shenjë kundërpërgjigjeje për sulmin e fundjavës së kaluar në Mbretërinë saudite.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se sanksionet do të rezultojnë në "jo më fonde për të shkuar" tek Garda Revolucionare e Iranit dhe do të dëmtojnë aftësinë e Iranit për të patur qasje në fondet ndërkombëtare.

"Tani kemi ndërprerë të gjitha burimet e fondeve në Iran", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın