Mustafa Melih Ahıshalı
19 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Lideri i Iranit, Ali Khamenei, i ka bërë thirrje popullit në Bregun Perëndimor për t'u armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Bregu Perëndimor, ashtu sikurse Gaza, duhet të armatoset. Është fuqia e vetme që mund të pakësojë vështirësitë që palestinezët i përjetojnë", shkroi ai në Twitter.
"Kompromisi aspak nuk do të pakësojë mizorinë e kësaj strukture rrëmbyese, të keqe dhe që i ngjan ujkut", shtoi Khamenei.