Bota

Trump njofton hapat e reja kundër Kinës

Trump tha se projektligji që parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj të gjitha bankave që punojnë me zyrtarët kinezë, që kanë miratuar Ligjin e Sigurisë Kombëtare për Hong Kongun, u miratua me mbështetjen e madhe të Kongresit

Dildar Baykan  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 15.07.2020
Trump njofton hapat e reja kundër Kinës

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aprovuar projektligjin që mban përgjegjëse Kinën për shkak të Ligjit të Sigurisë Kombëtare që ka miratuar për rajonin administrativ Hong Kong, si dhe një dekret presidencial që i heq privilegjet Hong Kongut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku u diskutuan hapat e reja që do të hidhen kundër Kinës, Trump tha se, "Sot nënshkrova një dekret presidencial dhe një projektligj që mban përgjegjëse Kinën për shkak të politikave të saj të presionit kundër popullit të Hong Kongut".

Trump tha se projektligji që parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj të gjitha bankave që punojnë me zyrtarët kinezë, që kanë miratuar Ligjin e Sigurisë Kombëtare për Hong Kongun, u miratua me mbështetjen e madhe të Kongresit.

"Edhe unë sot e nënshkrova këtë dekret. Ky dekret siguron mjete të reja që ne t'i bëjmë përgjegjegjëse institucionet dhe personat që kanë marrë lirinë e Hong Kongut", deklaroi Trump.

Trump vuri në dukje se po ndjekin nga afër situatën në Hong Kong dhe se situata nuk është e mirë.

"Popullit të Hong Kongut i janë marrë liritë dhe tashmë nuk mund të konkurrojë në tregun e lirë. Dyshoj se shumë njerëz do të largohen nga Hong Kongu", shtoi Trump.

Duke theksuar se SHBA kryen shumë punë dhe se i ka njohur shumë privilegje Hong Kongut, Trump tha se, "Nënshkruajta një dekret që i jep fund privilegjeve tona ndaj Hong Kongut. Tani Hong Kongu do të ketë trajtim të njëjtë me tokën kryesore të Kinës. Nuk do të ketë asnjë privilegj dhe trajtim të veçantë ekonomik".

- "Kina, përgjegjëse për virusin COVID-19"

Ndër të tjera, Trump u shpreh se është i kënaqur nga vendimi i qeverisë britanike për heqjen e kompanisë Huawei nga infrastruktura 5G.

Duke i përshkruar Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Organizatën Botërore të Tregtisë si "kukulla të Kinës", Trump tha se, "Ne e bëjmë plotësisht përgjegjëse Kinën për fshehjen e koronavirusit dhe përphapjen e këtij virusi në mbarë botën. Këtë pandemi mund ta ndalonin që në fillim, do të ishte shumë më e lehtë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.