Bota

Indonezi, 16 të vdekur nga përmbytjet

Theksohet se përmbytjet kanë prekur më shumë se 4 mijë persona dhe se në rrjedhë është aksioni i kërkim-shpëtimit

Mahmut Atanur  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 16.07.2020
Indonezi, 16 të vdekur nga përmbytjet

Xhakartë

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë përfshirë Sulawesi-n Jugor në Indonezi, për vdekje kanë pësuar 16 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksojnë se janë duke kërkuar edhe 23 persona të tjerë që janë zhdukur gjatë përmbytjeve, ndërsa 10 persona janë lënduar.

Më tej, theksohet se përmbytjet kanë prekur më shumë se 4 mijë persona dhe se në rrjedhë është aksioni i kërkim-shpëtimit.

Gjatë motit të ligë që në fillim të vitit goditi disa qytete indoneziane, përfshirë edhe Xhakartën, e që solli deri te përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut, për vdekje pësuan më shumë se 60 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın